HYRJE
Kjo Kontratë përmbanë kushtet dhe afatet që do të aplikohen gjatë përdorimit tuaj të Kartelës MANA. Kontrata lidhet
ndërmjet Jush në cilësi të Anëtarit dhe
MANA SH.P.K. në cilësi të pronarit të kësaj Kartele dhe me rastin e nënshkrimit të kësaj Kontrate Ju autorizoheni
për përdorimin e Kartelës MANA. Ju
dakordoheni që t’i përmbaheni kushteve dhe afateve sipas kësaj Kontrate. Nëse nuk dakordoheni me kushtet dhe afatet
e kësaj Kontarte nuk mund të përdorni
Kartelën MANA ose të keni qasje në benefitet e ofruar nga Partnerët e MANA SH.P.K.
Kushtet dhe Afatet e kësaj Kontrate sqarojnë natyrën dhe qëllimin e mardhënies ndërmjet Ju në cilësi të Anëtarit dhe
MANA SH.P.K. gjatë zbatimit të
Programit MANA. Këto Kushte dhe Afate sqarojnë benefitet dhe kufizimet kufizimet tuaja gjatë shfrytëzimit të
benefiteve nga Programi MANA. Përmes këtyre
kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate gjithëashtu shpejgohen edhe kufizimet dhe përjashtimet nga përgjegjësia e
MANA SH.P.K. dhe Partnerit.
JU LUSIM QË PARA NËNSHKRIMIT TË KËSAJ KONTRATË T’A LEXONI TË NJEJTËN ME KUJDES TË VEÇANTË
Përkufizimet
- MANA SH.P.K. – Shoqëri Tregtare e inkorporuar dhe regjistruar sipas legjislacionit Kosovar me
seli në Rr. Zenel Salihu #28, 10.000
Prishtinë – Republika e Kosovës.
- Programi MANA – Program i Lojalitetit i themeluar nga NOVUS;
- Kartela MANA – Kartela Fizike ose Virtuale e Programit të Lojalitetit MANA;
- Produkt – Malli ose Shërbimi i Partnerit i cili i ofrohet anëtarëve të Karteles MANA;
- Të Dhëna Personale - çdo informacion në lidhje me Anëtarin respektivisht konsumatorin potencial
të identifikuar ose të identifikueshëm
(subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë direkte ose
indirekte, në veçanti në bazë të një
numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik,
mendor, ekonomik, kulturor ose
shoqëror;
- Anëtar – Anëtari i Programit MANA, konsumatorët potencial të Partnerëve të Programit MANA;
- Partner – të gjithë personat fizik ose juridik respektivisht shoqëri tragtare të tanishëm dhe të
ardhshëm nën mardhënie kontraktuale me
MANA SH.P.K. në lidhje me zbatimin e Programit MANA, ku Anëtarët mund të akumulojnë pikët përmes transaksioneve të
tyre;
- Transaksion – Blerje e Mallit ose Shërbimit nga Partnerët;
- Forcë Madhore - rastet jashtë kontrollit të Palëve, të cilat kane efekt në pengimin e përmbushjes
së detyrimeve sipas kësaj Kontrate, që
përfshijnë por duke mos u limituar në (i) zjarre; (ii) përmbytje; (iii) lufta; (iv) embargo; etj.
Neni 1
Kushtet e Përgjithshme
1.1
Deri në masën e lejuar sipas legjislacionit në fuqi, kjo Kontratë mund te ndryshohet dhe plotësohet kohë pas kohe
dhe për këto ndryshime do të informoheni
në kohën e duhur. Përdorimi i Kartelës MANA nga ana juaj edhe pas informimit tuaj për ndryshimin përkatës, nënkupton
pranimin tuaj të kushteve dhe afateve
të ndryshuara dhe plotësuara në këtë Kontratë.
1.2
Ju dakordoheni se me fillimin e përdorimit të Kartelës MANA, do të konsiderohet se i keni lexuar dhe kuptuar këto
kushte dhe afate të Programit MANA dhe
konfirmoni se gjatë periudhës së anëtarismit do të jeni i detyruar sipas këtyre kushteve dhe afateve, si dhe çdo
ndryshimi ose plotësimi të herëpashershëm.
1.3
Anëtarsimi në Programin MANA është vullnetarë dhe në dispozicion të të gjithë personave madhorë me aftësi të
veprimit që janë shtetas/banorë të Republikës
së Kosovës.
1.4
Anëtarsimi në Programin MANA është dhe do të jetë i vlefshmëm përderisa nuk ndërprehet sipas kushteve dhe afateve të
kësaj Kontrate. Anëtarsimi në
Programin MANA është pa pagesë.
1.5
Kartela MANA shërben për benefitet në produktet e ofruara nga Partnerët e MANA SH.P.K. Anëtarsimi në Kartelën MANA
nuk është i transferueshëm dhe
përfitimet nga kjo Kartelë mund t’i shfrytëzoj vetëm anëtari i regjistruar sipas këtyre kushteve dhe afateve. Pikët
e akumuluara nga Anëtari nuk mund të
shndërrohen në para të gatshme.
1.6
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së anëtarisimit tuaj, Kartela MANA është dhe do të mbetet pronë e MANA SH.P.K. e cila ruan
të drejtën që në çdo kohë duke
respektuar afatin e paralajmwrimit sipas nenit 5.2 tw kwsaj Kontrate t’iu ç’regjistroj nga anëtarësimi. Në rast të
ç’regjistrimit tuaj do t’iu kërkohet që
të ktheni Kartelën MANA që e keni në posedim pa ndonjë vonesë sipas kërkesës tonë.
1.7
MANA SH.P.K. do të bëj përpjekje maksimale që benefitet që do të reklamohen nga Partnerët e Kartelës MANA, të jenë
në dispozicionin tuaj gjatë tërë
periudhës së reklamuar nga Partneri respektivisht Kartela MANA. Për shmangie të ndonjë dyshimi, MANA SH.P.K. nuk
mbanë ndonjë përgjegjësi për produktet e
ofruara nga Partnerët. Gjithashtu, MANA SH.P.K. nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje ose dëm të drejtpërdrejt
ose të tërthortë për
prduktet/shërbimet e ofruara nga Partnerët tonë.
1.8
Me rastin e transaksionit tuaj në lidhje me produktet/shërbimet e pranaura nga Partnerët, i’ju bëjmë më dije se ky
transkasion do të jetë subjekt i
kushteve dhe afateve të përcaktuara sipas Ligjit 04/L – 077 “Mbi Mardhëniet e Detyrimeve” dhe Ligjit Nr. 04/L – 121
“Për Mbrojtjen e Konsumatorit” ndërmjet
Ju dhe Partnerit.
1.9
MANA SH.P.K. nuk mban përgjegjësi në rast të dështimit të përmbushjes së detyrimeve sipas kushteve dhe afateve të
kësaj Kontrate si pasojë e forcës
madhore.
1.10
Benefitet nga Programi MANA, ju në ciësi të Anëtarit, mund t’i shfrytëzoni vetëm pranë Partnerëve të Programit MANA,
të cilët gjinden në faqen zyrtre
www.mana.cards Është e drejtë e MANA SH.P.K. që
pa ndonjë kufizim ndaj Jush në cilësi të Anëtarit të shtoj ose reduktoj
Partnerët në faqen zyrtare të saj. Me rastin e ndryshimit të Partnerëve faqja zyrtare menjëherë do të freskohet me
ndryshimet ose plotësimet e kryera.
1.11
Në rast të ndryshimit të ndonjë kontakti tuajin, (e-mail, Nr. i telefonit, adresa, ose cfaredo ndryshimi tjetër) nga
ato të cilat i paraqisni me rastin e
regjsitrimit, në mënyrë të mbrojtjes tuaj nga keqpërdorimet eventuale nga ndonjë palë e tretë, Ju lusim që këto
ndryshime respektivisht plotësime t’i
lajmëroni pranë MANA SH.P.K. Prandaj, nëse ndryshimet e juaja të nevojshme nuk freskohen nga ana juaj ne lidhje me
këto të dhëna, atëherë në rast të ndonjë
keqpërdorimi eventual nga ndonjë palë e tretë nuk mbajmë përgjegjësi për dëmin ose humbjet e pësuara.
1.12
Në rast të ndonjë mos përputhje të akumulimit të pikëve si rezultat i transaksioneve ndërmjet jush dhe Partnerit, ju
lusim që të paraqisni Ankesë jo më
vonë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga dita e transaksionit. Me rastin e paraqitjes se Ankesës ju lusim që gjithashtu
të bashkangjisni edhe dëshminë e
transaksionit (faturën) sepse për ndryshe ankesa do të konsiderohet si jo e plotë dhe si e tillë nuk do të mirret në
konsideratë. Nëse ankesa dorëzohet pas
afatit 14 (katërmbëdhjetë) ditor nga dita e transkasionit do të konsiderohet Ankesë e pa lejuar.
1.13
Ju në cilësi të Anëtarit, e kuptoni se MANA SH.P.K. përmes Programit MANA shërben vetëm për menaxhimin e benefiteve
tuaja të cilat ju ofrohen nga
Partnerët.
Neni 2
Regjistrimi
2.1 Në momentin e regjsitrimit, është përgjegjësi e juaja që të paraqisni të dhënat e sakta për qëllime të
komunikmit.
2.2 Kartela MANA mund t’iu jepet edhe nga Partnerët në dyqanet e tyre, mirëpo kjo nuk nënkupton se me faktin e
posedimit të kësaj Kartele mund të
konsderoheni anëtarë i Programit. Anëtarsimi në Program mund të bëhet vetëm pasi t’i keni pranuar kushtet dhe afatet
e kësaj Kontrate.
2.3 Kartela MANA mund të merret edhe në forme virtuale duke u regjistruar online në
www.mana.cards.com me ç’rast ju
pranoni kushtet dhe afatet e kësaj kontrate për të shfrytëzuar benefitet që rrjedhin nga Programi MANA. Kartela
virtuale mund të shfrytëzohet në të gjitha
pikat e shitjes së Partnerëve. Nëse dëshironi të keni edhe kartelën fizike atëhere ju mund të shfrytëzoni të dyja
këto Kartela të cilat pa marrë parasysh
faktin se do të kenë numër të ndryshëm të llogarisë, do të identifikohen sipas profilit tuaj dhe do të konsiderohen
si një Anëtarsim. Prandaj, ju mund të
përdordni mvarësisht se cilën prej këtyre Krtelave e keni ne dispozicion në momentin e transaksionit me Partnerët.
Regjistrimi i juaj në Programin MANA
është nën diskrecion të plotë të MANA SH.P.K., prandaj edhe mund të refuzoj regjistrimin tuaj pa ndonjë arsyetim
shtesë.
2.4 Nëse eventualisht jeni në posedim fizik të Kartelës MANA, dhe nuk jeni të regjistruar respektivisht ende nuk i
keni pranuar kushtet dhe afatet e kësaj
Kontrate, me rastin e dhënies se pëlqimit gojor për përpunimin e të dhënave tuaja personale pranë personelit të
Partnerit, do të konsiderohet se i keni
pranaur kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate dhe do të cilësoheni si Anëtar i regjistruar i Programit MANA.
2.5 Ju nuk mund të shfrytëzoni njëkohësisht më shumë se një Kartelë virtuale apo fizike MANA. Nëse ndodh që do të
gjendeni njëkohësisht në shfrytëzim të më
shumë se një Kartele qoftë virtuale apo fizike, atëherë ju lusim që menjëherë të lajmëroheni dhe të kërkoni
de-aktivizimin e njërës nga Kartelat sipas
dëshirës tuaj, dhe do të mbetet përgjegjësi e jona që brenda 30 (tridhjetë) ditësh të transferojmë pikët e
akumuluara në Kartelën aktive.
2.6 Nëse ne vërejmë se Ju jeni në përdorim të dy ose më shumë kartelave sipas paragrafit paraprak (2.5) të kësaj
Kontrate dhe Ju nuk e keni lajmëruar
posedimin e 2 (kartelave) atëherë, do të de-aktivizojmë të 2 (dy) kartelat dhe do të humbisini pikët e akumuluara
deri në momentin e deaktivizimit.
Neni 3
Përdorimi i Kartelës Mana dhe Akumulimi i Pikëve
3.1 Me rastin e pranimit të Kartelës Mana respektivisht me regjistrimin tuaj në Programin MANA, Ju jepni pëlqimin
tuaj që MANA SH.P.K. të
kontrolloj/mbikqyrë të dhënat tuaja personale dhe përdorimin e të dhënave tjera duke përfshirë por duke mos u
kufizuar në transaksionet dhe pikët tuaja të
mbledhura nga Partnerët.
3.2 Të dhënat e juaja personale dhe të dhëna të tjera do të përdoren për qëllime të identifikimit tuaj, hulumtimin e
tregut dhe për qëllime të marketingut
të produkteve ose shërbimeve të Partnerit. Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me Ju do të mbrohen në bazë
kërkesave ligjore për mbrojtjen e të dhënave
personale dhe rregulloreve tona të mbrendshme.
3.2 Nëse Ju në cilësi të Anëtarit e humbisni Kartelën, atëherë është detyrim i juaji që të lajmëroni sa më shpejtë
që është e mundur në MANA SH.P.K. për
humbjen e Kartelës dhe bllokimin e menjëhershëm të saj nga MANA SH.P.K. Megjithatë, MANA SH.P.K., nuk mban
përgjegjësi për dëmet dhe humbjet eventuale që
mund t’iu shkaktohen Ju deri në momentin e bllokimit, si pasojë e keqpërdorimit nga ndonjë palë e tretë. Kartelën e
re do ta keni në dispozicion sipas
kërkesës tuaj, pas bllokimit dhe anulimit të Kartelës së humbur. Pikët që keni pasur të akumuluara deri në momentin
e bllokimit të Kartelës së humbur do
t’iu mbesin të njejta dhe do t’iu transferohen në Kartelën e re.
3.3 Pa marrë parasysh mënyrën e pagesës, Ju në cilësi të Anëtarit mund të fitoni pikë nga transaksionet tuaja me
rastin e blerjes së produktit ose
shërbimit të ofruar nga Partnerët, për deri sa transaksioni kalon përmes sistemit të shitjes së Partnerit. Me këtë
rast MANA SH.P.K. është e detyruar që
t’iu regjistroj pikët.
3.4 Pikët e përfituara nga transkasionet mund të ndryshojnë ndërmjet Partnerëve varësisht nga marrëveshja me
Partnerin. Megjithatë, detjaet në lidhje me
mënyrën e fitimit të pikëve dhe numrin e pikëve që i akumuloni do të mund t’i gjeni web faqen tonë zyrtare
www.mana.cards
3.5 Me qëllim të akumulimit të pikëve, ju lusim që me rastin e transaksionit të identifikoheni si anëtarë i Kartelës
MANA, pranë Partnerëve duke ju treguar
kartelën personelit të Partnerit. Nëse dështoni që të tregoni Kartelën MANA gjatë transaksionit, atëherë ky dështim
i juaji do të rezultoj me mos
akumulimin e pikëve dhe në këtë drejtim Ne dhe Partneri nuk mbajmë ndonjë përgjegjësi.
3.6 Mënyra e fitimit të pikëve mund të pësoj ndryshime të kohë pas kohshme dhe për këto ndryshime do të njoftoheni
përmes faqes tonë zyrtare
www.mana.cards Megjithatë, ne nuk mbajmë përgjegjësi
për t’iu infomruar për ndryshmet e mundshme të kushteve dhe
afateve të Partnerit në lidhje me aktivitetin e tij.
Neni 4
Përllogaritja dhe Përdorimi i Pikëve
4.1 Pikët do të kenë vlerën e tyre ekuivalente monetare. Një pikë është e barabartë me 1 (një) Cent.
4.2 Pikët e fituara përmes transaksioneve me Partnerët, do t’iu kreditohen në llogarinë tuaj brenda një periudhe
prej maksimum 14 (katërmbëdhjetë) ditësh.
Nëse ndodh që ju e ktheni produktin e blerë nga Partneri, atëherë pikët e përfituara nga transakasioni dhe/apo te
përdorura nuk do të ndryshojnë.
4.3 Pikët e përfituara do të jenë të vlefshme për përdorimin tuaj, brenda një periudhe prej 1 (një) viti nga dita
pranimit të tyre në llogarinë tuaj. Pas
periudhes së vlefshmërisë së pikëve, Ju nuk keni mundësi që t’i shfrytëzoni këto pikë.
4.4 Pikët e juaja do të akumulohen përmes çdo blerje në ndonjërën nga pikat shitëse të Partnerëve. Në shumicën e
transaksioneve tuaja me Partnerët, për çdo
Euro të shpenzuar ju do të përfitoni 1 (një) pikë. Megjithatë, në rastet kur Partnerët promovojnë ndonjë produkt
respektivisht shërbim të tyre, atëherë ju
nga shpenzimi i 1 (një) Euro do të keni mundësi të përfitoni më shumë se 1 (një) pikë, varësisht nga oferta e
Partnerit. Për çdo promovim të produkteve
respekivisht të shërbimeve të Partnerëve, Ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare
www.mana.cards
4.5 Megjithatë, pamarrëparasysh pargrafin paraprak (4.4) të kësaj Kontrate, në disa transaksione me Partnerët, Ju do
të fitoni më pak se 1 (një) pikë për
çdo Euro të shpenzuar, varësishht nga oferta e Partnerit respektiv. Me qëllim të shmangies së ndonjë dyshimi, i’u
përkujtojmë se çështja e përfitimit të më
shumë pikëve me rastin e promovimit të produktit respektivisht shërbimit të Partnerëve, siç parashihet në paragrafin
paraprak (4.4) të kësaj Kontrate do të
respektohet në tërësi nga Partneri në proporcion me shumën e pikëve të dhëna sipas ofertës së Partnerit.
4.4 Pikët tuaja nuk mund të kombinohen me pikët e një anëtari tjetër të Programit. Gjithashtu, nëse pikët tuaja nuk
arkëtohen në llogarinë tuaj sipas
kushteve dhe afateve të kësaj kontrate pas transaksionit me Partnerët, ju lusim që ankesën tuaj në lidhje me këtë
çështje ta adresoni/dorëzoni pranë MANA
SH.P.K. brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditësh së bashku me faturën e trasnaksionit, në mënyrë që pas verifikimit, të
bëjmë arkëtimin e pikëve në llogarinë tuaj
sipas ofertës së Partnerit. Çdo ankesë pas afatit 14 (katërmbëdhjetë) ditor nuk do të merret parasysh dhe Ju do t’i
humbi pikët e pretenduara.
4.5 Ju në çdo kohë mund të interesoheni për pikët tuaja në lidhje me traksaksionet me Partnerët dhe numrin e pikëve
që i keni në dispozicion për përdorim.
Prandaj, për t’u informuar në lidhje me këtë çështje, ju lusim që të na kontaktoni përmes telefonit 0 800 10 200 ose
përmes faqes zyrtae
www.mana.cards të kontrolloni personalisht numrin e pikëve
dhe transkasionet me Partnerë.
Neni 5
Ndërprerja e Anëtarsimit
5.1 Ju mund të ndërpreni anëtarsimin tuaj në Programin MANA përmes faqes tonë të internetit, një njoftimi me e-maili
ose përmes telefonit i cili është i
përshkruar në nenin 4.5 të kësaj Kontrate, me ç’rast duhet të identifikohemi përmes emrit dhe mbiemrit ose numrit të
llogarisë që keni në Kartelën MANA.
Afati për paralajmërimin e ndërprerjes së kësaj Kontratë është së paku 30 (tridhjetë) ditë para datës së pretenduar
të ndërprerjes.
5.2 Përveç rasteve të përshkruara në paragrafin pasues 5.3 të këtij neni, MANA SH.P.K. mund të ndërprej këtë
Kontratë duke i’ju paralajmëruar së paku 30
(tridhjetë) ditë paraprakisht. Prandaj, ju lusim që me rastin e njoftimit për ndërperje të kësaj Kontrate të
shfrytëzoni pikët tuaja brenda periudhës 30
(tridhjetë) ditësh prej ditës së paralajmërimit. Nëse pikët tuaja nuk shfrytëzohen deri në ditën e fundit të
ndërprerjes, pikët do të anulohen.
5.3 Nëse Kartela MANA nuk përdoret nga Ju në cilësi të Anëtarit për një periudhë të pa ndërprerë 1 (një) vjeçare,
atëherë anëtarisimi juaj në Progaramin
MANA do të ndërpritet menjëherë me kalimin e kësaj periudhe 1 (një) vjeçare, dhe njëkohësisht Ju do të humbni të
drejtën e shfrytëzimit të pikëve
ekzistuese/të akumuluara në llogarinë tuaj gjatë kësaj periudhe.
5.2 Keqpërdorimi i juaj i Kartelës MANA ose i benefiteve të anëtarsimit do të rezultoj më ndërprerjen e menjëhershme
të anëtarsimit dhe me tërheqjen e
benefiteve. Për këtë ndërprerje do të njoftoheni përmes e-mail-it zyrtarë ose telefonit. Gjithashtu, çfarëdo
keqsejellje, mashtrimi ose keqpërdorimi nga
ana e juaj në lidhje me pikët ose të ndonjë veprimi të kundërligjshëm do të rezultoj me ndërprerje të menjëhershme
të anëtarsimit dhe tërheqjes së
benfiteve.
5.3 Pas një ndërprerje të anëtarsimit dhe tërheqjes së benefiteve si rezultat i paragrafit paraprak, Ju nuk do të
keni më të drejtë që të aplikoni përsëri
në Progarimin MANA.
Neni 6
Të Ndryshme
6.1 Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve në lidhje me kushtet dhe afatet e kësaj Kontrate do të Qeveriset sipas Legjslacionit
të aplikueshëm në Republikën e
Kosovës. Të gjitha mosmarrëveshjet do të tentohet të zgidhen miqësisht përmes negociateve. Në rast të dështimit të
negociatave Palët do të kenë të drejtë
që çështjen kontestuese t’a paraqesin pranë Gjykatës Kompetente në Republikën e Kosovës.
6.2 Mana shpk do të ketë të drejtë që t’a trasnferoj respektivisht të shesë pjesërisht ose në tërësi programin MANA
ndaj ndonjë personi të tretë, pa
pëlqimin paraprak të Anëtarit.
6.4 Ju në cilësi të Anëtarit jeni në dijeni dhe garantoni se jeni i vetmi pronar i Kartelës MANA për përdorimin e
saj. Ju në cilësi të Anëtarit pranoni që
jeni i vetmi përgjegjës që të mabni konfidenciale detajet e Kartelës MANA dhe të llogarisë së saj. Ju jeni
përgjegjës për ndryshimin e profilit tuaj dhe
ndryshimit të adresës, respektivisht kontakteve tuaja.
6.5 Ju lusim që të keni kujdes nga ndonjë telefonatë ose e-mail të pa-autorizuara në emër të MANA SH.P.K. përmes së
cilave mund t’iu kerkohen kodi ose
detaje të tjera në lidhje me Kartelën MANA sepse ne në cilësi të pronarit të kësaj Kartele e respektojme
konfidencialitetin tuaj ne lidhje me këtë çështje
dhe nuk kërkojmë një gjë të tillë.
Neni 7
Tërësia e Kontratës
Kjo Kontratë do të interpretohet duke pasur parasysh afatet dhe kushtet e saj në tërësi. Në çdo rast, dispozitat që
janë të paqarta duhet të rishikohen në
kontekstin e gjithë Kontratës dhe të qëllimeve që kanë çuar të dyja palët të lidhin këtë Kontratë dukë u bërë pjesë
shtesë e kësaj Kontrate.
Neni 8
Pavlefshmëria e Kontratës
Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj Kontrate në të ardhmen është e pavlefshme, e paligjshme ose e
pazbatueshme, kjo dispozitë do të
shfuqizohet; gjithsesi, të gjitha dispozitat e tjera të kësaj Kontratë do të qëndrojnë në fuqi të plotë. Asnjë
dispozitë ë kësaj Kontratë nuk varet nga
ndonjë dispozitë tjetër, vetëm nëse në këtë Kontratë parashikohet ndryshe.